“Këta shqiptarë që jetojnë në periferi të Athinës, e mësojnë greqishten nga shkolla, ndërsa e shpërfillin atë deri në moshën dhjetë a dymbëdhjetë vjeç.
Përkundër kësaj, nacionalistët e Athinës, duke deklaruar se të folurit shqip, nuk është as më shumë e as më pak se të folurit e një dialekti, i deklarojnë këta [shqiptarët] me kombësi të mirëfilltë greke dhe, janë po këta, që e ripërsërisin këtë koncept, duke sjellë shembullin e italianëve, të cilët flasin ndoshta, njëzet dialekte.
A thua se të flasësh shqip, që është një gjuhë absolutisht e ndryshme nga greqishtja, mund të krahasohet me të folmen në dialekte të ndryshme, që janë të gjitha italisht. Por sofizmi është i kotë, sepse siç e kemi parë, në lidhje me grekët e vetëdeklaruar të Azisë, ajo që ka rëndësi në këto raste, nuk janë të dhënat etnografike apo filologjia, por sesi ndihesh.
Dhe shqiptarët e mirë të Menidit e të Çasisë, jo më pak se vëllezërit e tyre, nga Beotia dhe nga Peloponezi, vetëdeklarohen si grekë. Kostumi i tyre është bërë kostum kombëtar grek dhe, kushdo që sheh, për shembull, reliktet patriotike të Muzeut Etnografik të Athinës, vë re se ata i kanë dhënë ringjalljes helenike një numër mbizotërues heronjsh, të mëdhenj e të vegjël.”
FB: @Thënie për shqiptarët
__________________
Titulli: L’Italia e l’Asia Minore
Autori: Biagio Pace
Botues: Reber, 1917