Gjatë gjithë transmetimit të tij prej 33-sezonesh në kanalin Fox, “The Simpsons” janë bërë mjaft të njohur për aftësinë e tyre të çuditshme për të parashikuar të ardhmen.
Në sezonin e tyre të 34-të ata do të zbulojnë disa njohuri për mënyrën se si arrijnë ta bëjnë këtë.
Shfaqja ka parashikuar gjëra të tilla si kandidimin e Donald Trumpit për president, pandeminë COVID-19 gjatë gjithë viteve, madje edhe luftën Rusi-Ukrainë.
Skenaristi i serialit ikonik, Matt Selman ngacmoi shikuesit në një intervistë për “Deadline” ku tha se do të ketë një episod në sezonin e 34-të që ofron disi një shpjegim se si ata mund të parashikojnë të ardhmen me kaq saktësi.
“Ne kemi një tjetër episod konceptual të çmendur që shpjegon se si ‘The Simpsons’ e dinë të ardhmen”, shpjegoi Selman.
“Është një episod konceptual me shumë gjëra të çmendura në të, por bën një shpjegim se si ‘The Simpsons’ mund të parashikojnë të ardhmen”, shtoi ai.
“The Simpsons” ka thyer rekorde si seriali më i gjatë në transmetim direkt me 728 episode deri më sot, megjithëse ky sezon do të jetë unik në disa mënyra.
Sakaq premiera e sezonit të 34-të do të transmetohet këtë vjeshtë më 25 shtator.