MENU
klinika

E rrallë në merkato

Shkon për të firmosur tek Ajax, del blof

31.08.2022 - 14:08

Ajo që po ndodh tek Ajax në lidhje me Lucas Ocampos është e bujshme. Drejtuesit e kishin mbyllur me Sevilla për 20 milionë euro, ish-lojtari i Milanit dhe Genoa madje kishte përshëndetur tashmë tifozët e shokët e skuadrës dhe kishin mbërritur tashmë në Amsterdam për ekzaminimet mjekësore.

Firma mbi kontratë do të hidhej sot. Në vend të kësaj, sipas “Telegraaf”, bordi mbikëqyrës i klubit (i cili duhet të japë gjithmonë “ok” për transaksionet mbi një milion euro) ka ndaluar gjithçka, duke mos e konsideruar të mirë investimin prej 20 milionësh për një futbollist 28-vjeçar.

Një situatë paradoksale, duke pasur parasysh se argjentinasi ishte tashmë në kryeqytetin holandez dhe u detyrua të kthehej në Seville, në pritje të lajmeve. Drejtimi teknik i “Lancers” ende shpreson ta bindë bordin mbikëqyrës që t’i japë dritën jeshile operacionit me klubin andaluzian, përpara se të kthehet në planin B, Leon Bailey.

Merkatoja holandeze mbyllet sonte në mesnatë dhe rreziku është që trajneri Schreuder të mbetet me grupin aktual edhe pas shitjes së Antony. Koha po mbaron…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Italiani rekord pas rekordi

Ancelotti lë pas edhe Mourinhon te Real