Sot, në orën 11:00 në sallën e konferencave në selinë e re të Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti i kalendarit për edicionin e ri futbollistik të Kategorisë së Parë 2022/2023.
Kategoria e Parë do të ngrejë siparin më 3 shtator 2022 për javën e parë dhe do të përfundojë më 6 maj 2023. Këtë sezon gara në Kategorinë e Parë do të jetë edhe më emocionuese duke parë emrat e mëdhenj me plot histori që u janë bashkuar, si Dinamo, Skënderbeu dhe Flamurtari.
Edhe infrastruktura e këtij kampionati këtë sezon është ndër më të mirat. Këtë vit pritet që ky kompeticion të ketë edhe mbulim televiziv, ku shumë ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejtë për publikun.
JAVA 1
Flamurtari – Luzi
Korabi – Apolonia
Turbina – Besëlidhja
Besa – Tomori
Lushnja – Burreli
Tërbuni – Skënderbeu
Dinamo – Oriku