MENU
klinika

Blindohet uzina e Poliçanit

Si u arrestuan nga policia 4 shtetasit çekë

21.08.2022 - 14:01

Policia ka blinduar uzinën e Poliçanit e cila dikur shërbente për prodhimin e armëve dhe municioneve, pas ndalimit të katër të huajve nga Çekia që po fotografonin.

Sipas News 24, bëhet fjalë për katër shtetas europian, prej tyre dy burra dhe dy gra që kanë shkrepur foto në tunelin që të çon drejt uzinës së Poliçanit.

Dyshimet janë se ata kanë dëmtuar çelësin e tunelit që të çon drejt uzinës duke rritur dyshimet e policisë të cilët kanë bërë menjëherë shoqërimin e tyre drejt komisariatit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm dhe është vënë re nga roja.

Aktualisht në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy furgona të FNSH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotografuan uzinën e armëve Poliçan

Arrestohen nga policia dy të huaj