MENU
klinika

Nisin më herët prej Botërorit

Sot startojnë 3 ligat e para të mëdha në Evropë

05.08.2022 - 09:43

Botërori Katar 2022 është risi për vet faktin që është hera e parë që faza finale e këtij kompeticioni luhet në dimër, pra në mes të sezonit të kampionateve vendase.

Si rrjedhojë të gjithë kampionatet vendase do e nisin edicionin 2022-2023 shumë më shpejt se normalisht. Këtë të premte, sot, do të ngrenë siparin tri elita europiane.

Premier League, Ligue 1 dhe Bundesliga nisin sot sezonin e ri. Ndeshja hapëse në kampionatin kryesor të futbollit anglez është Crystal Palace-Arsenal që është planifikuar të luhet në orën 21:00, teksa vlen të theksohet se “The Gunners” vijnë në këtë edicion me përforcime të shumta dhe të “frikshme”.

Në Francë sfida e parë e sezonit të ri është Lyon-Ac Ajaccio që do të nisë në orën 21:00, me ekipin që u ngjit këtë sezon në elitë që do kërkojë me patjetër të qëndrojë për më shumë se një sezon në Ligue 1.

Bundesliga e ngre siparin me përballjen Eintracht Frankfurt-Bayern Munich në orën 20:30, me kampionët e Gjermanisë që kërkojnë mbrojtjen e fronit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN