MENU
klinika

VIDEO

SPAK nisi hetimet, Ilir Meta ia merr valles në Jalë

25.08.2022 - 11:11

E kthyer në një traditë, Partia e Lirisë siç bënte LSI, ka organizuar edhe këtë vit kampingun e forumit rinor të kësaj force politike. Në Jalë ndodhet edhe kryetari i PL, Ilir Meta, i cili i është bashkuar festës së të rinjve.

Në një video të publikuar, Meta shihet teksa ia ka marrë valles. “Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekësh në rrugën e tyre ??”,  shkruan Meta.

Kujtojmë se dje Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisi hetimet për ish-presidentin, pas një padie nga ish-deputeti Halit Valteri.

/abcnews.al