MENU
klinika

Presidenti i Real kërkon trofeun e 30-të

Superkupa e Evropës, Perez në ndjekje të Bernabeut

09.08.2022 - 20:29

Nesër në mbrëmje, Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt, do të përballen për Superkupës së Evropës, që luhet në Helsinki. Dy klubet përballen mes tyre pas 62 vitesh në një kompeticion europian. Për herë të fundit ishin përballur në finalen e Kupës së Kampioneve në vitin 1960 me triumfin e Real, 7-3.

Nëse 6 dekada më parë diferencat ishin të thella, tashmë janë edhe më të thella të paktën në numra. Skuadra e Ançelotit vlen thuajse 600 milionë euro më shumë se ajo e Frankfurt.

Real është skuadra e 6-të më e shtrenjtë në botë (834,5 milionë euro), ndërkohë që Frankfurti është i 47-ti me 246 milionë euro. Ndërkaq, gazeta spanjolle “Marca” u ka bërë një analizë krahasuese dy presidentëve më të suksesshëm në historinë e Real Madrid.

Përballë janë dy figura madhore. Njëri, Santiago Bernabeu, emrin e të cilit mban edhe stadiumi ku luan takimet e veta Real, ish-lojtar dhe ish-president i klubit në periudhën 1943-1978.

Tjetri, Florentino Perez, i cili e ka drejtuar Realin në dy periudha, 2000-2006 dhe nga viti 2009 e deri më sot. Është pikërisht Perez ai që kërkon të sfidojë dhe t’i rrëmbejë fronin të madhërishmit, Santiago Bernabeu, presidenti aktual i “Los Blancos” kërkon trofeun numër 30 si drejtues i klubit.

Santiago Bernabeu, i cili u zgjodh president i Realit nga 15 shtatori 1943 deri ditën e vdekjes më 2 qershor 1978 arriti t’i jepte këtij klubi 33 trofe madhorë, mes të cilëve 16 tituj në La Liga dhe 6 trofe të Kupës së Kampioneve, sot Liga e Kampioneve.

Fundmajin e këtij viti, falë golit të Vinicius, Real arriti të fitonte për herë të 14-të Champions, që ishte e gjashta për Florentino Perez, po aq sa dhe legjenda Bernabeu. Dy kupat e tjera i takojnë Real gjatë kohës së presidencës së Lorenco Sanz (1998, 2000).

Superkupa e Europës është një trofe, që mund ta çojë Perez në kuotën e 30 të tillëve. Florentino kërkon Superkupën e pestë si president dhe kështu do t’i afrohej edhe me një trofe më shumë Bernabeut dhe do të barazonte Silvio Berluskonin që e fitonte po 5 herë këtë trofe me Milanin e tij.

Për Perez kjo do të jetë finalja e gjashtë e Superkupës, teksa deri më tani numëron vetëm një të humbur, atë ndaj Atletico Madrid në vitin 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Renditja, njihuni me të gjitha kupat

Real Madrid, edhe 3 trofe për të arritur në 100

Problemi i tifozëve në Helsinki

UEFA në alarm për Superkupën e Evropës