19.08.2022 - 16:57
Skuadrat e Superligës së Shqipërisë në Europë dështuan dhe kjo gjë ka sjellë që në renditjen e koeficienteve të UEFA-s, futbolli shqiptar të bjerë në vendin e 49-të, duke rrezikuar të humbasë dhe një ekip nga Kupat e Europës.
Për sa i përket Kosovës, duket se suksesi i Ballkanit përballë Shkupit me përmbysje, ka bërë të mundur që “Dardanët” të ngjiten në vendin e 33-të në renditjen e koeficienteve.
Kjo gjë ka bërë që vitin e ardhshëm, fituesja e Kupës së Kosovës ta nisë direkt nga raundi i dytë kualifikues të Conference League. Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 52-të, ndërsa Mali i Zi në të 54.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kreu i FSHF, besim te stafi kuqezi
Duka: Kombëtarja? Gjithçka mund të ndodhë në grup
Conference League