MENU
klinika

E ardhmja e ndritur

Talentja e re në peshëngritje, Carja 3 medalje në Evropian

12.08.2022 - 18:14

Në Raszyn të Polonisë po mbahet Kampionati Europian i peshëngritjes për U-15 dhe për të rinj, aktivitet ku merr pjesë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Enkileda Carja dhe Ertjan Kofsha.

Kuqezinjtë e vegjël të shtangës kanë mundur menjëherë të lënë gjysmë në këtë eveniment, teksa kanë koleksionuar tri medaljet e para, të cilat mbajnë firmën nga Enkileda Carja.

Peshëngritësja e talentuar e Elbasanit, e datëlindjes 2008, garoi në kategorinë e peshave 55 kg për moshat U-15. Ndonëse e kishte pjesëmarrjen e parë në një aktivitetet ndërkombëtarë, Carja shkëlqeu duke fituar tri medalje bronzi.

Sportistja, që stërvitet nga trajnerja Eglantina Çuni, regjistroi 69 kg në stilin e shkëputjes dhe 83 kg në shtytje, për ta mbyllur dygarëshin me 152 kg. Ky konsiderohet një rezultat fantastik për peshëngritjen tonë, ndërsa Enkileda Carja pritet të jetë ylli i radhës që lind në shtangën kuqezi.