MENU
klinika

Bundesliga, Java 1

“Tenis” i Bayern, turpëron kampionët e Europa League

05.08.2022 - 22:24

Bayern Munchen mbetet makineri golash edhe pa Robert Lewandowskin. Në ndeshjen e parë të javës së parë të Bundesligës, bavarezët turpëruan në shtëpinë kampionët e Europa League në shtëpinë e këtyre të fundit.

Kampionët e Gjermanisë fituan 1-6 në fushën e Eintracht Frankfurt, ku 5 gola u realizuan në pjesën e parë. Goleadën e hapi Kimmich që në minutën e pestë, ndërsa gjashtë minuta më pas Pavard dyfishoi shifrat.

Në 29’ do të ishte radha e Mane, që siglon kështu golin e parë në Bundesligë. Në 35’, Muller shërben për Musiala dhe talenti në fal për 0-4. Muller protagonist edhe në 43’ me pasimin për Gnabry, i cili shënon golin e pestë, duke e mbyllur këtë sfidë shumë shpejt.

Vendasit shënuan golin e nderit në minutën e 64’ me Muani. Në fakt ishte një gafë e portierit Neuer se sa meritë e lojtarit vendas. Në fund, në 83’, pati vend edhe për një gol të gjashtë të miqve, ku Musiala nuk fal, duke shënuar dopietë në këtë sfidë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk ka më bileta për miqësoren

Entuziazëm verdhekuq, Roma zyrtarizon blerjen e re