MENU
klinika

FOTO

Thatësira në Evropë ekspozon thesaret e varrosura

22.08.2022 - 10:20

Evropa ka vuajtur javë të tëra thatësire, me valë të vazhdueshme të të nxehtit që kanë shkaktuar edhe vdekje.


Një gdhendje në një nga “gurët e urisë” në Rhine zbuloi një pikë të mëparshme të ulët
Lumenjtë dhe liqenet janë tharë, duke shkaktuar probleme të mëdha për anijet. Nivelet e ulëta të ujit kanë zbuluar gjithashtu disa thesare të varrosura.

Më ‘ogurzeza’ prej tyre janë “gurët e urisë”, të gdhendura në vijën ujore të lumenjve gjatë thatësirave të mëparshme si një paralajmërim për brezat e ardhshëm se kur gurët janë mbi ujë, vështirësitë janë përpara.


Bomba e pashpërthyer është nxjerrë nga lumi Po nga ushtria italiane
Shumica e gurëve janë rishfaqur në brigjet e lumit Elba, i cili rrjedh nga Republika Çeke përmes Gjermanisë.


Anija “Zibello” po zbulohet gradualisht
Një gur, i cili u gdhend për herë të parë qysh në shekullin e 15-të, doli gjithashtu në 1616, kur vendasit gdhendën në të fjalët “nëse më shihni, qani”.

Nivelet e ulëta të ujit në Danub në Serbi kanë zbuluar mbetjet e fundosura të anijeve të Luftës së Dytë Botërore, ende të ngarkuara me eksploziv.

Mjete të pashpërthyera janë gjetur edhe në lumin Po në Itali.

Rreth 3.000 njerëz u evakuuan nga një fshat afër qytetit të Mantua në korrik, ndërsa ekspertët hoqën dhe shpërthyen në mënyrë të sigurt një bombë të Luftës së Dytë Botërore.


Rrënojat e urës së ndërtuar nga Neroni janë zbuluar në lumin Tiber
Nivelet e ulëta të lumit Tiber në Romë kanë zbuluar rrënojat e një ure të lashtë e cila mund të jetë ndërtuar nga perandori Neron rreth vitit 50 pas Krishtit.

Gjithmonë ka qenë e mundur të shihet një pjesë e vogël e rrënojave në nivel të ulët uji, por tani mund të shihet shumë më tepër se zakonisht nga struktura.