MENU
klinika

Klubi më i titulluar në Shqipëri

Tirana feston 102-vjetorin si kampione

15.08.2022 - 14:00

102 vite histori, shumë tituj dhe lavdi. Klubi i Futbollit Tirana feston ditën e themelimit, teksa pas Kongresit historik të Lushnjës në 1920, më 15 gusht u themelua Sport Klub Tirana.

Në këtë datë historike për sportin shqiptar, u krijua klubi i parë i kryeqytetit të shpallur vetëm pak muaj më parë ishte vendosur që të ishte kryeqytet i Shqipërisë. Klubi bardheblu është më i suksesshmi sa i takon trofeve të fituar, plot 45 të tillë të nivelit elitar.

Në vitin 1930, kryeqytetasit morën të parin titull, për të shkuar deri në sezonin e shkuar kur numëruan trofeun e 26-të kampion. Në palmaresin e tyre, janë dhe 16 Kupa Shqipërie dhe 3 Superkupa, duke e rreshtuar në vendin e parë si klubi më i trofeshëm në vend.

Bardheblutë kanë vendosur traditë në futbollin shqiptar, duke pasur përfaqësime dinjitoze dhe në arenën ndërkombëtare, ku janë përballur me emra të mëdhenj, e duke bërë paraqitje dinjitoze përballë ekipeve që në kohën e tyre konsideroheshin elitare.

Po ashtu, familja bardheblu ka shërbyer për të furnizuar skuadrën kombëtare me elementë cilësor, që kanë spikatur me uniformën kuqezi. 26-herë kampionët festojnë ditëlindjen e tyre të 102 duke qenë kampion në fuqi dhe do të kërkojnë që së bashku me “Tirona Fanatics” të vijojnë me pretendimet maksimale.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin