27.08.2022 - 10:32
Ditët e fundit te gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.
Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morine –Kukës, shkruan abcnews.al.
Radhët ende vazhdojnë në këtë segment. Mijëra qytetare nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë po i drejtohen bregdetit shqiptar.
Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet. Kujtojmë se në Morinë nuk ka kontrolle kufitare sipas marrëveshjes se dy qeverive.