MENU
klinika

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin bregdetin shqiptar!

Flusk qytetarësh, trafik në rrugën e Kombit

27.08.2022 - 10:32

Ditët e fundit te gushtit ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Radhë kilometrike janë vërejtur sot që në orët e para të mëngjesit në segmentin Morine –Kukës, shkruan abcnews.al.

Radhët ende vazhdojnë në këtë segment. Mijëra qytetare nga Kosova me automjetet e tyre dhe autobusë  po i drejtohen bregdetit shqiptar.

Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet. Kujtojmë se në Morinë nuk ka kontrolle kufitare sipas marrëveshjes se dy qeverive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN