MENU
klinika

Arrestohet gruaja e shqiptarit. Pranoi vrasjen

Trupi i masakruar i Shefki Kurtit u gjet në disa qese mbeturinash në kanal

29.08.2022 - 13:58

Bashkëshortja e Shefki Kurtit është arrestuar si autore e dyshuar e vrasjes së 72-vjeçarit shqiptar në Itali.

Trupi i copëtuar i viktimës u gjet në një kanal pranë Rovigos në Veneto muajin e kaluar.

Bashkëshortja e tij, Nadire Kurti, u arrestua me dyshimin se vrau dhe copëtoi trupin e tij.

Pjesët e trupit të 72-vjeçarit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo midis 28 dhe 31 korrikut.

70-vjeçarja sipas mediave italiane ka rrëfyer vrasjen. Ajo është nën arrest dhe ndodhet në një spital psikiatrik në Veneto.

Trupi i masakruar Shefki Kurtit u gjet në ditë të ndryshme: fillimisht u zbulua një këmbë, më pas kraharori dhe krahët; dhe në fund këmba tjetër. Ndërsa kafka e tij ende nuk është gjetur.