Cristiano Ronaldo sheh t’i zvogëlohen çdo ditë e më shumë hapësirat në radhët e Manchester United. Së fundmi, “djajtë e kuq” kanë bërë zyrtare afrimin e Antony.
Sulmuesi brazilian transferohet nga Ajax, një dëshirë shumë e madhe e trajnerit Ten Hag, pasi e njeh mirë. 95 milionë euro kesh, plus 5 të tjera në formë bonusesh i kushtoi Man.United kartoni i Antony. Sulmuesi brazilian firmosi një kontratë deri në 2027 me opsioni rinovimi edhe për një tjetër vit.
Në tavolinë për Ronaldon tashmë mbetet vetëm Napoli, por këtë herë kushtet i vendosur presidenti De Laurentiis. United është gati ta lë sulmuesin portugez në formë huazimi, madje ti paguajnë deri në 80 të pagës 24 milionë euroshe.
An agreement has been reached for the transfer of @Antony00 🤝🔴#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 30, 2022
Ndërsa klubi italian për ta joshur portugezin do t’i lërë 100% të drejtat e imazhit. Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar mes klubeve.