MENU
klinika

"Kemi vrarë rreth 47 mijë ushtarë rusë"

Ushtria ukrainase bën bilancin e luftës me Rusinë

27.08.2022 - 19:33

Ushtria e Ukrainës ka komunikuar përmes mediave shtetërore se deri tani në shtetin ukrainas vjanë vrarë 46.500 ushtarë.

Sipas ushtrisë ukrainase, ky është bilanci i viktimave nga ushtarët rusë që nga fillimi i luftës, që ka më shumë se 6 muaj që zgjat.

Në përditësimin që ka bërë ushtria e Ukrainës, ka dhënë edhe detaje të tjera për humbjet ruse në frontin e luftës.

Sipas përditësimevetë ushtrisë ukrainase, deri tani janë rrëzuar 234 avionë luftarakë, 202 helikopterë dhe 836 dronë.

Për më tepër, forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar 1 939 tanke ruse, 1 045 sisteme artilerie, 4 254 automjete të blinduara, si edhe 15 anije dhe 196 raketa Kalibr.
Ukraina vazhdon që të jetë një vend në luftë, me ushtrinë ruse që nuk po tërhiqet.

Moska është përqendruar edhe në centralin bërthamor Zaporizhzhia, ku ushtarët rusë thuhet se po mbajnë peng personelin.