MENU
klinika

Pas ndarjes së prindërve

Vajza e Tottit: Nuk ka asgjë më të bukur se…

20.08.2022 - 12:00

Ndarja mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti ka katalizuar vëmendjen e thashethemeve në Itali, por jo vetëm në muajt e fundit, mes mospërfilljeve të vazhdueshme, paparacëve etj. Asnjë nga palët e interesuara drejtpërdrejt nuk ka bërë ndonjë deklaratë për këtë.

Në vend të kësaj, prezantuesja e Mediaset ka dokumentuar në rrjetet sociale me frekuencë gjithnjë e më të madhe pushimet e saj të kaluara këtë vit midis Tanzanisë, Dolomiteve, Frontone (vendi i origjinës së familjes Blasi) dhe Sabaudia. Chanel Totti, vajza e dytë e çiftit, gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo publikoi një video në Tik Tok të premten e 19 gushtit, që mund të interpretohet si një qëndrim për situatën që po përjeton. Vajza e ish-kapitenit të Romës dhe Ilary Blasi ndodhej në një diskotekë në bregdetin e Lazios, nga ku ndau videon me një këngë në sfond dhe mbishkrimin:

“Nuk ka gjë më të bukur se sa të jesh indiferent ndaj asaj që shikon dhe dëgjon, vetëm sepse ti e di sa vlejnë njerëzit”. Fjalë që për shumë janë interpretuar si referencë mbi thashethemet që i shohin si protagonistë babanë dhe nënën e saj muajt e fundit. Chanel aktualisht ndodhet në Sabaudia, ku po kalon pushimet me babain dhe vëllezërit e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN