27.08.2022 - 20:04
Vedat Muriqi po kalon një periudhë fantastike këtë fillim sezoni, duke shënuar golin e dytë në javën e tretë të La Ligës. Një start shumë i mirë I sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës.
Në minutën e 14’, sulmuesi shtatlartë mori një krosim të bukur në zonë, ku lëshoi një gjuajtje të fuqishme me kokë, për të kaluar Mallorca-n në avantazh kundër Vallecano-s së Balliut.
Muriqi shënoi gjithashtu dhe javën e kaluar në sfidën përballë Betis në shtëpi, që përfundoi me fitoren e miqve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kontratë 5-vjeçare