MENU
klinika

Formula 1

Verstappen kërkon rekordin e Schumacher

24.08.2022 - 15:02

Këtë sezon, piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, ka fituar 8 nga 13 garat e fituara. Ai kryeson renditjen e Formula 1, duke patur një avantazh prej 80 pikësh në renditje nga Charles Leclerc me Ferrari.

Nëse rikonfirmimi si kampion bote mund të jetë një objektiv i lehtë, pasi i mjafton të dalë gjithnjë i dyti, Verstappen ka në shënjestër një tjetër rekord. Ai synon të arrijë kuotën e 14 fitoreve sezonale, që do të ishte një rekord.

Ky rekord, me nga 13 fitore brenda një sezoni, mbahet nga dy pilotë gjermanë: Michael Schumacher (2004, me Ferrari) e Sebastian Vettel (2013, me Red Bull). Me 9 gara ende për t’u zhvilluar, ky rekord nuk është një tabu.

Kështu mendon edhe Verstappen: “Gjithçka është e mundur. Unë nuk do të mjaftohem me administrimin e avantazhit në garat e mbetura, por do të synoj fitoren kudo. Unë garoj vetëm për fitore”.