MENU
klinika

Dy pishina, pamje nga deti dhe vend për miqtë

Vila luksoze ku do të qëndrojë familja Schumacher

04.08.2022 - 14:52

Familja e Michael Schumacherit po përgatitet për ta nisur një “jetë të re” në Mallorca të Spanjës. Bëhet e ditur se legjenda e Formula 1 do t’i kalojë muajt e dimrit në ishullin e pushimeve në Spanjë, në një hapësirë të vlefshme rreth 30 milionë euro.

Gruaja e tij e devotshme, Corinna dhe fëmijët e tij, garuesi i Formula 1, Mick dhe vajza Gina-Maria, pritet të kalojnë kohë në pronën e tyre të re, njofton revista gjermane “Die Bunte”.

Raportohet po ashtu se familja Schumacher do ta ketë mundësinë të zhvillojë aktivitete të ndryshme për ta harxhuar kohën në qytetin Port Andratx. Corinna thuhet se ka “plane të mëdha” për familjen në Spanjë, përfshirë këtu edhe ndërtimin e një ferme kuajsh pranë shtëpisë së tyre të re.

Vetë Schumacher raportohet se e ka vizituar pronën e re me helikopter dhe ka kaluar kohë aty. Për legjendën e Ferrarit nuk është dëgjuar asgjë konkrete dhe faktike prej 9 vjet, që prej aksidentit të tij tragjik me ski në alpet franceze.

Për shkak të dëmtimeve në tru, për disa muaj ai kishte mbetur në gjendje kome, ndërsa më pas i është kthyer vetëdija, por familja e ka mbajtur me rigorozitet privatësinë. Ndërkohë, familja e tij e ka blerë Villa Yasmin, e cila një kohë ishte në pronësi të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Prona e madhe i ka dy pishina, një oborr të madh, helipad, një vilë për mysafirë dhe pamje mahnitëse të detit. Gjithashtu, vila do ta ketë një ekip mjekësor të nevojshme për Michael.

Ndër të tjera, familja e Schumacherit do ta kenë mundësinë të provojnë edhe motor deti dhe aktivitete të tjera ujore në Mallorca. Pra, Schumi do ta ketë mundësinë të rikuperohet më mirë në Mallorca, në një qetësi dhe privatësi absolute.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN