MENU
klinika

"Dhunohej nga prindërit e saj!"

Vrau veten pasi i fejuari i vodhi lekët të motrës

25.08.2022 - 16:14

Ngjarja e rëndë ku një 17-vjeçare i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, pasi i fejuari i saj i vodhi para të motrës, ka tronditur opinionin publik.

Ky është versioni i cili është pohuar dhe nga policia. Ngjarja ndodhi në Tiranë, ku 17-vjeçarja Samanta Vita u vetëvra, pasi i fejuari i saj Kristian Fusha vodhi një sasi vlerash monetare (rreth 2 milionë lekë të vjetra) nga kasaforta në shtëpinë e motrës së saj, me inicialet E.V.

Të afërm dhe familjarë të 27-vjeçarit kanë hedhur poshtë versionin se 17-vjeçarja i ka dhënë fund jetës pasi djali i tyre akuzohet se i vodhi kasafortën kunatës, ndërsa kanë publikuar disa biseda të fundit të viktimës.

Joq ka nxjerrë disa biseda audio dhe mesazhe të adoleshentes, e cila shfaqet e indinjuar me sjelljen që familja bën ndaj saj, madje i akuzon ata edhe për dhunë.

Ndërkohë, në disa mesazhe thuhet se vajza dhunohej nga të dy prindërit dhe se ata nuk e lejonin të udhëtonte jashtë shtetit me Kristianin.

Familjarë të djalit kanë akuzuar drejtpërdrejtë familjen e 17-vjeçares, se ditën e ngjarjes e kanë dhunuar aq shumë, saqë ajo ka pirë fostoksinë.

Madje ata thonë se familja e saj nuk e kishte dërguar as në spital vajzën, edhe pse kjo e fundit kërkonte ndihmë. Familjarët e Kristianit pohuan se i riu kishte marrë përsipër një faj që nuk e ka kryer pasi ato para do i përdorte për të nisur një jetë të re me të fejuarën e tij.