MENU
klinika

"Pres që..."

Vuçiç propozon Ana Bërnabiçin si kryeministre

27.08.2022 - 11:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 27 gusht se propozon Ana Bërnabiçin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë.

Në një konferencë për media në Beograd, Vuçiq tha se vendimi për mandatarin e ri të Qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar.

Ai tha se Bërnabiç nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë dhe paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në Qeverinë serbe.

Megjithatë, presidenti serb nuk specifikoi se çfarë ndryshimesh do të ketë në Qeverinë serbe.

 

 

“Ana tani ka detyra të rëndësishme”, tha Vuçiç.

Bërnabiç ka qenë në krye të Qeverisë serbe në mandatin e kaluar dhe ishte mandatar nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.

Qeveria serbe zgjidhet në Kuvend pas propozimit të kandidatit për kryeministër. Kuvendi më pas voton për zgjedhjen e kabinetit qeverisës.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) së bashku me partneren e saj tradicionale, Partinë Socialiste të Serbisë, kanë shumicën në Kuvend.

Vuçiç tha se ai pret që Qeveria të formohet në 20 ditët e ardhshme.

Ai njoftoi se kryetari i Novi Sadit, Millosh Vuçeviç, nga SNS-ja do të jetë zëvendëskryeministër, ndërkaq Ivica Daçiç nga Partia Socialiste do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në Qeveri dhe do të jetë koordinator i shërbimeve të sigurisë./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jo nga dikush që u bë aksidentalisht president”

Bërnabiç: Askush në NATO s’është i lumtur që Zeman na kërkoi falje

Gojkoviç "Deputetët në debat"

Kosova temë diskutimi në Kuvendin e Serbisë?