MENU
klinika

Ish-sulmuesi anglez: Kriminale!

“Werner iu dha shansi te Chelsea, Brojës ende jo”

03.08.2022 - 18:51

Armando Broja vazhdon të ndajë opinionin sportiv në Angli. Nga një anë me emra të njohur të cilët e shohin atë më mirë në një klub ku të luajë me rregullsi, ndërsa nag ana tjetër ka personalitete që mendojnë se hapi i ardhës i rritjes është të provojë vetën nëse mund të shpërthejë në skuadrën e parë të Chelseas.

Një prej këtyre të fundit është edhe ish-sulmuesi Noel Willan, me një të kaluar në skuadra si Leeds e Coventry në elitën e futbollit anglez. Ai ka argumentuar për “Football Insider” se Chelsea duhet t’i besojë Brojës një mundësi për të treguar veten me blutë dhe të insistojë që të marrë maksimumin nga një djalosh i cili ka treguar në eksperiencën te Southampton se mund të bëjë punë edhe në elitën e futbollit anglez.

“Ai ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë në Premier League. Huazimi te Southampton e tregoi këtë. Ka interes nga klube të tjera të cilët kanë parë diçka tek ai dhe Chelsea duhet të shohë edhe vetë. Ndoshta ata nuk do të kenë nevojë që të dalin e të shpenzojnë 50-60 milionë paund për një sulmues të ri, nëse e kanë një të tillë të gatshëm. Por atij i duhet dhënë një mundësi.

Mendoj se do të ishte kriminale nëse nuk do ta bënin një gjë të tillë. Ai është një lojtar i Chelsea, ka klube të interesuar, pse të mos e provojnë? Kur ke dikë të gatshëm që mund të shënojë në Premier League, atyre u nevojitet një mundësi.

Lojtarëve si Werner iu dha ky shans, Brojës jo. Tani është koha që të shohim se çfarë mund të bëjë”, – argumentoi ish-sulmuesi i cili në rininë e tij ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses U-21 të Anglisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN