Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, është takuar sot me diplomaten e re të Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann, dhe thotë se mezi presin të punojnë bashkë për negociatat e vendit tonë.
Me anë të një postimi në Twitter, Kim u shpreh se po pret me padurim të punojë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.
“E lumtur të takoja ambasadoren e re të Bashkimit Europian Christiane Hohmann. Amerika është e emocionuar që negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë filluar.
Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve në Shqipëri dhe Qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan Kim dhe ndan fotot e mëposhtme.
Christiane Hohmann u emërua kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri para pak kohësh, duke zëvendësuar në këtë detyrë Luigi Soreca-n. Ajo ka qenë ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë.