09.09.2022 - 16:14
Putin nuk po mendon të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, thotë zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, sipas asaj që shkruan The Guardian.
Media shtetërore ruse RIA Novosti citoi Dmitry Peskov të thoshte se Kremlini do të “priste shpalljen e protokollit të ceremonisë” përpara se të vendoste se kush do të përfaqësonte Rusinë.
Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike u shua në moshën 96-vjeçare. Lajmi u konfirmua përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua më herët këtë të enjte.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
U nda nga jeta ditën e djeshme