28.09.2022 - 13:13
Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me deklaratën e mundshme nga policia për fatin e Ervis Martinajt.
Rama u shpreh se në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin e paralajmëruar.
Ai nënvizoi se për sa kohë nuk ka komunikim për mediat, domethënë që nuk janë siguruar ende provat e nevojshme.
“Di të them që në momentin e parë që policia do të ketë provat e nevojshme do të ketë edhe komunikimin. Për sa kohë nuk ka komunikimin do të thotë që nuk ka ende provat e nevojshme”, tha Rama.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Ia tregoj unë, ku është"
Berisha i përgjigjet Ramës, për Ervis Martinajn
Nga Mero Baze