MENU
klinika

"Për momentin..."

A është e dashuruar Luiza Gega?

27.09.2022 - 11:25

Luiza Gega është padiskutim një kampione, si në sport por edhe mbrëmë në spektaklin e “Dance With Me”.

Por si është jeta e saj private? A është ajo e dashuruar?

Këtë pyetje ia bëri edhe aktori e moderatori Ermal Mamaqi.

“Dua të bëj vetëm një pyetje nga disa gra që çmenden atje tek lagja e mamit. A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?” – theksoi Ermali.

Por si u përgjigj Luiza: “Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan, atëherë…” – tha Luiza duke shtuar: “Për momentin, nuk është se jam e dashuruar, kam një fokus tjetër… ndoshta sigurisht që jetës duhet t’i shijoj çdo gjë, por për momentin po shijoj këtë”.

Më herët, Luiza ka treguar se përgatitjet e gjata për Kampionatin e Atletikës e kanë detyruar të largohet nga familja dhe njerëzit e saj të dashur.

“Kam lënë shumë për të qenë këtu, por i kam marrë parasysh. Duhet të rrija larg një jete normale, larg familjes… Duhet të jesh psikologjikisht e përgatitur. Unë bëj një sport individual. Më mungon dhe pjesa e shoqërisë, që kur shkoj në grumbullime nuk e kam. Pak para garës unë i thoja vetes ky është viti jot. Doja të jepja shpirtin tim në atë fushë të arrija qëllimin. Më zunë emocionet më të mëdha dhe thoja Luiza të lutem mos u rrëzo, aq më tepër në pengesën e fundit të ujit. Secili ka strategji të vetat, por unë kisha rezultatet me të mira në Europë. Unë vrapova shpjet që në fillim që të kisha më shumë përparësi dhe vajzat e tjera, të cilat vrapuan të më ndiqnin , një vajzë nga Anglia ishte shumë afër meje. Ajo u lodh shumë në dy xhirot e fundit dhe doli e treta në garë, e dyta doli një vajzë nga Gjermania. Ndihem më krenare se kurrë. Ishte një garë e gjatë dhe është komentuar jashtë mase shumë. Në Gjermani e vlerësojnë shumë sportin”, ka thënë Luiza për “Ftesë në 5”.