MENU
klinika

Akuzohen se merrnin rryshfet për kryerjen e skanerit

Aksioni në Spitalin e Traumës/ Shoqërohen në polici dy mjeke

23.09.2022 - 17:59

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje për aksionin e policisë në Spitalin e traumës ku u arrestua mjeku Fitim Marku, me akuzën e korrupsionit.

Në komisariat janë shoqëruar edhe shetetaset K.B. me detyrë infermiere si dhe S.B. me detyrë mjeke.

Sipas organit të akuzës, mjekët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u merrnin shuma të konsiderueshme parash pacientëve të ndryshëm për kryerjen e skanerëve pranë Spitalit të Traumës.

Fitim Marku është kapur në flagrancë, ku një agjent i policisë së Tiranës u paraqit si pacient dhe i dha një shumë prej 20 mijë lekësh për të kryer një skaner, por më pas e arrestoi.

Burime për Panorama.al bënë me dije se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kerkonte rryshfet.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë

Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.

Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me deryrë infermiere; dhe

B., me detyrë mjeke.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.