MENU
klinika

Episodi në sfidën Viktoria Plzen-Inter

Anësori shqiptar në Champions: Asllani më pyeti nga jam

14.09.2022 - 15:09

Ndeshja mes çekëve të Viktoria Plzen dhe Inter (0-2), luajtur dje për Champions League, kishte edhe aromë shqiptare. Kështu, në rolin e arbitrit anësor ishte Bekim Zogaj, i cili jeton prej vitesh në Zvicër dhe ka stemën e FIFA-s.

Në minutën e 84-t, në fushën e lojës u hodh edhe shqiptari i zikaltërve, Kristjan Asllani. Pikërisht në momentin e zëvendësimit, dy “shqipet” kanë shkëmbyer disa fjalë mes tyre në shqip.

Bisedën e ka zbuluar Zogaj: “I thashë, hej shqipe, të dëshiroj një lojë të mirë! U kthye dhe më pyeti: Shqiptar je? Më pyeti nga cili vend jam dhe i thashë se jam nga Deçani i Kosovës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Inter merr 3 pikët e para, debuton Asllani