MENU
klinika

Moderatore e “Big Brother Vip”

Arbana Osmani i jep një mesazh Jonida Vokshit

16.09.2022 - 11:15

Së fundmi “Big Brother Vip Kosova” ka lajmëruar se aktorja Jonida Vokshi do të jetë moderatore e programit krah Alaudin Hamitit.

Dhe një koment për pjesëmarrjen e Jonida Vokshit si moderatorë e këtij programi, e ka pasur edhe Arbana Osmani, moderatorja e “BBV Albania.”

Arbana Osmani nuk ka ngurruar t’i lëjë një koment Jonidës, në postimin e saj në rrjetet sociale për t’i treguar mbështetjen e saj. Krah fotos së Jonidës në Instagram, Arbana shkruan: “Suksese, zemër” teksa i dërgon edhe një përqafim.

Rikujtojmë se Arbana ka dhënë komentin e saj edhe për moderatorin Alaudin Hamiti, i cili ishte i pari që u konfirmua si prezantuesi i “Big Brother Vip Kosova.”

Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur, si përfaqësues të shteteve që kanë liçensën e formatit “Big Brother”. Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”. Prezantuesi i njohur zbuloi më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës. Gjithashtu zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.

Megjithëse nuk është e qartë ende data e nisjes, sezoni i parë i kërij reality-shoë në Kosovë pritet të nisë këtë vjeshtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN