MENU
klinika

Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK

Arben Krajës i mbaron mandati, mblidhet KLP

16.09.2022 - 09:42

Pas një periudhe 3-vjeçare kreut të SPAK, Arben Kraja i përfundon mandati dhe sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet për të diskutuar “hapjen e procedurës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme”.

Arben Krajës i përfundon mandati në datën 18 dhjetor dhe si detyrim KLP duhet të hapë 3 muaj para garën.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Arben Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite.

Drejtuesi i SPAK (Prokurorisë së Posaçme) nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, pasi gëzon vetëm 1 mandat.

Prokurori Arben Kraja u zgjodh kreu i SPAK, njohur si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsionit më 19 dhjetor 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN