MENU
klinika

Vrajsa e Pjerin Xhuvanit

Arbër Paplekaj kërkon rihetim, gjykata shtyn sërish vendimin

30.09.2022 - 13:23

Nuk ka mjaftuar as seanca e 6-të gjyqësore që gjykata e Elbasanit të vendosë për dërgimin në gjyq të dosjes së ish efektivit të Reneas Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Prokuroria kërkoi kohë për te shqyrtuar kërkesat e 9 avokatëve dhe pretendimet e tyre për dosjet.

Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.

Ndërsa seanca e radhës u la ditën e hënë ne orën 12 e 45 Pritet që gjykata të japë vendimin për dërgimin e çështjes në gjyq. Pas këtij vendimi do të vijojë normal procesi gjyqësor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Arbër Paplekaj mbërrin në sallën e gjyqit