MENU
klinika

Drogë, shkop bejsbolli dhe thikë

Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, kontrolli “blic” e kapi në flagrancë

25.09.2022 - 13:15

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, të cilit pas një kontrolli blic iu gjetën drogë, një shkop bejsbolli dhe një thikë.

“Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve “blic” të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, bazuar dhe në detyrat e përcaktuara në planin operacional të koduar “Terreni”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E. A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.