Arsenal ka lënë pas humbjen me Manchester United, duke u rikthyer te fitorja dhe rimarrë kreun e renditjes në Premier League. Topcinjtë fituan bindshëm 0-3 ndaj Brentford.
Arsenal pati një rast shumë të mirë që në minutën e 2’, me Granit Xhakën që i dhuroi një super asisti Martinellit, por ky i fundit nuk e shfrytëzoi siç duhej.
Arsenal ka marrë avantazhin në minutën e 17’, ku pas një goditjeje këndi nga Saka, Saliba e ka çuar topin përtej vijës fatale, duke zhbllokuar sfidën.
Xhaka merr sërish vëmendjen, mesfushori me origjinë kosovare asiston Jesus, me sulmuesin që e dërgon topin në rrjetë në minutën e 28’ dhe dyfishon avantazhin e Arsenal.
Arsenal shënoi golin e tretë në minutën e 49’, pas një asisti nga Saka, Vieira gjen rrugën drejt rrjetës. Më pas ishte thjesht administrim rezultati dhe energjish, pasi nuk u shënua më.