MENU
klinika

Misteri

Artan Hoxha: Si e shpalli policia të vdekurin në kërkim

29.09.2022 - 13:37

Me zhurmë të madhe policia ditën e djeshme tha se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 20 prill të këtij viti Lushnje ku u bë një atentat i dështuar ndaj Kujtim Metës. Sipas policisë autor i kësaj ngjarja është identifikuar Dorian Shurdhi i cili u shpall në kërkim policore, pas 6 muajsh pas ngjarjes së ndodhur në Lushnje.

Por gazetari Artan Hoxha, tha sot në ABC LIVE, se Dorian Shurdhi ka vdekur në një spital në Belgjikë një ditë para se policia shqiptare të shpallte në kërkim. Ai u shpreh se autoritet shqiptarë e kanë shpallur në kërkim Dorian Shurdhin për të pushuar hetimet, për shkak se nuk vijohen pasi ai ka ndërruar jetë.

“Unë dyshoj se autoritetet shqiptare e kanë shpallur në kërkim një ditë pas vdekjes pikërisht për t’i ngarkuar fajin për atentatin si njeriu i dyshuar kryesor për këtë atentat. Kam frikë se ky person po të ishte gjallë ajo ngjarje do të ishte e ende e arkivuar” tha Hoxha.

Duke u ndalur tek vdekja e Dorian Shurdhit, Artan Hoxha theksoi se Shurdhi ka ndërruar jetë pas 20 ditësh në koma në një spital në Belgjikë. Sipas Hoxhës, Shurdhi ka konsumuar mbi dozë lëndësh narkotike kjo ka sjellë edhe rënien e tij në koma dhe më pas vdekjen e 29-vjeçarit.

Si ndodhi ngjarja më 20 prill

Ndërsa ende nuk dihet motivet konkrete që qëndrojnë pas atentatit me armë zjarri, Policia tanimë ka një autor edhe pse krimi ishte i mirë-organizuar dhe atentatori u përpoq të mos linte gjurmë.

Kujtim Meta po konsumonte kafe në një lokal në zonën e quajtur “Stacioni i Trenit” pasditen e 20 prillit të këtij viti, kur një person i maskuar me syze të errëta e me kapuç në kokë, pasi ka hyrë brenda e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë. Burimet bënë me dije se atentatori ka përdorur armë tip silenciator dhe pasi e ka qëlluar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët okularë bënë me dije se autori i ngjarjes ishte i shoqëruar me një person tjetër në momentin kur kreu atentatin. Ata thanë gjithashtu se nuk e kishin kuptuar se çfarë po ndodhte pasi kishin besuar se personi i maskuar i kishte dhënë diçka 44-vjeçarit, por gjithçka është bërë e qartë kur ai është rrëzuar nga tavolina e lokalit ku konsumonte kafe dhe ka përfunduar në tokë si pasojë e plumbave të marrë në trup.

Meta ishte i vetëm në tavolinë dhe pranë tij nuk kishte persona të tjerë, megjithëse atentatori duket se e ka pasur të qartë shënjestrën e tij. Policia tha se dëshmitarët kanë treguar se Kujtim Meta kishte rreth gjysmë ore që ishte ulur për kafe, ndërsa autori hyn qetësisht dhe e qëllon me të paktën 4 plumba.

Ndonëse në lokal ka pasur edhe 4 tavolina me klientë të tjerë, atentatori e kishte të qartë shënjestrën. Pronari i lokalit ka qenë ai që e ka dërguar 44-vjeçarin e plagosur në spital, i cili pas ndihmës së parë mjekësore në Lushnjë u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Personi i dytë që shoqëronte atentatorin, e ka ndihmuar atë të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ajo që dihet deri më tani, është se Kujtim Meta ishte mik me Besnik Hidën, i cili mbeti i vrarë në një atentat më 1 tetor të vitit 2019, vrasje e cila dyshohet se u krye nga kundërshtarët e Aldo Bares. Krimi, sot e asaj dite ka mbetur i pazbardhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN