Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka dhënë një tjetër mesazh të koduar lidhur me misterin që rrethon zhdukjen e Ervis Martinajt.
Duke ju referuar deklaratave që qarkullojnë jo vetëm në media por edhe nga zyrtarë të Policisë së Shtetit, të cilët shpesh japin të dhëna kontradiktore, lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt, ku thuhet se po vijojnë hetimet për gjetjen e vendndodhjes së të shumëkërkuarit, Hoxha me doza ironie duke ju referuar batutave të filmit shqiptar “njeriu me Top” shkruan “Jo po mos e ka futur ndonjëri në xhep”
Postimi i Hoxhës:
Ore si vajti ajo puna me ate “drejtorin” e lojerave të fatit, qe “PATRONAZHIMI”, jo rregjimi, i dinte jo vetem makinen, po edhe targen???!!!
Gjeten gje???!!!
Si thote Tosun Baçi te “Njeriu me top”:
“Jo po se mos e ka futur ndonjeri në xhep??!!
Kerkojeni, kerkojeni!!!
Kur ta gjeni, me lajmeroni!!!
Ketu jam une, të Pinxhot e Ekuadorit
Kujtojmë që prej 9 gushtit Ervis Martinaj është denoncuar nga xhaxhai i tij në polici si person i zhdukur.
Xhaxhai i Martinajt ka thënë para uniformave blu se kanë humbur çdo kontakt me Ervis Martinajn, dhe se ka qenë një telefonatë nga Dubai e cila ka ngritur dyshimet se ai mund të jetë eliminuar nga grupet rivale.
Ndërkohë që policia është duke hetuar në dy pista atë të eliminimit dhe atë të inskenimit të zhdukjes.