MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Asllani: Jam i ri, kam durim dhe pres momentin tim

20.09.2022 - 14:07

Në prag të ndeshjes me Izraelin, ditën e sotme në konferencën për shtyp foli edhe një nga lojtarët e momentit kuqezinj, Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares pohoi se ka durim dhe pret momentin e tij.

“Përpara është Izraeli, e pamë edhe në ndeshjen e parë që kishin lojtarë të shpejtë. Do t’i kundërpërgjigjemi në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Situata tek Inter – Është e vërtetë që nuk jam aktivizuar shumë, por unë jam i ri, vetëm 20 vjeç, për më tepër që në fushë është një lojtar i fortë si Brozovic. Unë kam durimin e duhur dhe po pres momentin tim.

Ndikon Kombëtarja tek Inter? – Nuk e di çfarë do të ndodhë kur të kthehem tek Inter dhe nëse ndikon aktivizimi im me Kombëtaren te trajneri Inzaghi, sot jam këtu, më tej shohim. Jam profesionist, ul kokën dhe shoh përpara.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”