MENU
klinika

Si “macja me miun”

Avionët e NATO-s nisin gjuetinë për nëndetësen bërthamore ruse pranë Italisë

03.09.2022 - 14:56

Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë tjetër, ku tashmë ukrainasit kanë kaluar në kundërofensivë, megjithatë prezenca ushtarake ruse në zonë është tepër e lartë duke e bërë të vështirë fitoren e boshtit Perëndimor në një kohë të shkurtër dhe vetëm në fushën e betejës.

Avionet vezhgues amerikan ne kerkim te nendeteses ruse

Në realitetin e ri të krijuar është shtuar edhe prezenca ushtarake e NATO-s në Mesdhe, si zona detare më pranë Ukrainës, përvec detit të Zi, aksesi në të cilin kërkon më shumë “dhimbje” koke.

Siç ka raportuar më herët edhe abcnews.al, në zonë gjenden një mori flotash siç janë ato amerikane dhe britanike, krahas atyre italiane dhe franceze.

Mediat e profilizuara mbi aktivitetin detar raportojnë sëfundmi së është vërejtur një rritje të aktivitetit të avionëve vëzhgues dhe kundër nëndetëseve në ujërat pranë Italisë duke rritur dyshimet për prezencën e një nëndetëseje ruse në zonë.

Dyshohet se bëhet fjalë për një nëndetëse bërthamore, e cila të ketë zevendësuar largimin nga Mesdheu të kryqëzorit rus “Marshall Ustinov”, i cili lundroi për javë të tëra në ujërat mes Jonit dhe Adriatikut për të vëzhguar flotat amerikane dhe italiane në zonë, raporton abcnews.al.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN