MENU
klinika

Bundesliga, Java 7

Bayern e katranos, e mund një shqiptar

17.09.2022 - 17:31

Pas tre barazimeve radhazi, për Bayern Munchen vjen edhe humbja e parë këtë sezon në Bundesligë. Kampionët e Gjermanisë janë mundur 1-0 në transfertë nga Augsburg. Pavarësisht ecurisë së mirë ne Champions, Bayern zhgënjen në kampionat.

Sfida do zhbllokohej në minutën e 59-të, nga një shqiptar. Do ishte Mërgim Berisha që me një top tokazi, do mposhtte Neuer. Bavarezët u përpoqën të shmangnin humbjen, por nuk ia dolën.

Sfidë tjetër me peshë ishte ajo në Signal Iduna Park, mes Dortmund dhe Schalke (1-0).Në pjesën e parë pësoi dëmtim ylli i verdhezinjve, Marco Reus, duke vendosur në diskutim pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit. Minuta e 80-të do elektrizonte stadiumin, pas golit të Moukoko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Katër futbollistët që përfundojnë në tribunë

Ndryshon lista e Silvinjos për Ukrainën

Shqipëria konsiderohet sërish jofavorite

Si e kuotojnë bastet ndeshjen me Ukrainën