MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Bebe Rexha nuk mban dot lotët nga gëzimi

24.09.2022 - 11:43

Bebe Rexha është sërish në qendër të vëmendjes! Së fundmi, këngëtarja po shijon suksesin që po përjeton me këngën “I’m good (Blue)”.

Mirëpo, kënga e saj është renditur lart në top listat e Spotify, Apple Music dhe iTunes.

Madje, kënga e artistes me origjinë shqiptare po qëndron në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Jo vetëm kaq por Bebe është shfaqur e përlotur nga gëzimi.

“Zyrtarisht e para në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit të gjithë fansave”, tha këngëtarja.

Më herët, këngëtarja ka folur për peshën e saj trupore.

Bebe ndau një klip të shkurtër në TikTok për të treguar se si është ndjerë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

“Janë pushime dhe e di që duhet të jemi të gëzuar. Mendoj se jam më e shëndoshë nga sa kam qenë ndonjëherë. U peshova vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet.”

Gjithashtu ajo postoi një foto pa filtra me rroba banje në Instagram dhe u përpoq të shfaqte trupin e vërtetë.

“Doja t’ju tregoja se si dukem realisht. Po, kam kofshët. Po, kam të pasme. Por ja se si dukem unë në kostumin tim të banjës. Ja ku është trupi im. Nuk ka filtra, në rregull? Jo ato fotot e neveritshme që postuan për mua”.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën