MENU
klinika

Kush e shoqëroi modelen?

Beniada Nishani bën bujë edhe në “Festivalin e Venecies”

06.09.2022 - 10:06

Beniada vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga Big Brother VIP Albania.

Më herët, modelja, ish-banore e “Big Brother Vip”, Beniada Nishani, ka ndarë me fansat se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Festivalit të Filmit në Venecia më 5 shtator.

Në një foto të publikuar në Instagram, Beniada tregoi se ishte zgjedhur si përfaqësese e Shqipërisë në Festivalin e Vencias.

“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rendësishme për mua, do te shihemi me 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën më të mirë të mundshme. Flm speciale a @fadilberishaphotography per questo scatto”, ka shkruar Beniada krahas imazhit.

Beniada u bë pjesë e ‘Festivalit të Venecias’ dhe ashtu si di vetëm ajo, me bujë të madhe. Gjatë kalimit në tapetin e kuq, Beniada ka qenë e shoqëruar nga një tjetër modele njëkohësisht DJ dhe speaker-e, Gloria Fregonese.

Por nuk ka qenë look-u i saj që ka tërhequr vëmendjen, edhe pse vlen të përmendet se që nga fustani i gjatë ngjyrë “gold” e deri te dekolteja elegante, Beniada ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Puthja në buzë e shkëmbyer me modelen ka qenë detaji që e ka kthyer gjithë vëmendjen tek Beniada.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN