Më 18 shtator 1958, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit ne Tiranë u dha premiera e operas “Berberi i Seviljes”, e kompozitorit italian Xhoakino Rosini.
Opera “Berberi i Seviljes” cilësohet si një nga veprat më të suksesshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të viteve ’50. Kjo shfaqje shënon herën e parë kur në skenën shqiptare u prezantua një vepër italiane e zhanrit komik.
Dirigjent Mustafa Krantja, regjisor M. G. Gevorkian, skenograf Shadan Toptani, mjeshtër kori Vangjo Nova. Konti Almaviva Maliq Herri, Zihni Berati; Don Bartolo: Haxhi Tafaj, Hysen Pelinku; Rosina: Andromaqi Haderi, Nina Mula, Hamide Stringa; Figaro: Avni Mula; Don Basilio: Lukë Kaçaj, Mentor Xhemali; Fiorelo: Koço Timko, Shaban Kapllani; Berta: Shpresa Nishani, Dhimitra Keta; oficeri: Lefter Besho, Fuat Merko, Gaqo Zdruli; noteri: Shaban Kapllani, Muhamet Tomorica. Dekoret punuar nga Hasan Reçi, Stefan Garuli dhe dekoratore Angje Noga.
“Berberi i Seviljes” është një opera në dy akte nga Gioachino Rossini me një libret italian nga Cesare Sterbini. Libreti u bazua në komedinë franceze të Pierre Beaumarchais, “Le Barbier de Seville”. Xhakomo Rosini (29 shkurt 1792 – 13 nëntor 1868) është një nga kompozitorët e njohur të muzikës operistike. Ai shkroi 39 opera dhe shumë pjesë muzike.
Veprat më të mira të tij përfshijnë “Il barbiere di Siviglia” (Berberi i Seviljes), “La gazza ladra” (Hajduti llafazan), etj. Rosini lindi në një familje muzikantësh në Pesaro, të Italisë dhe shfaqi operën e tij të parë kur ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. Midis 1815 dhe 1823 Rosini kishte vënë në skenë 20 opera. Nga këto “Otello” shënon kulmin e krijimtarisë dramatike. Në moshën 37 vjeç, Rosini u tërhoq nga jeta muzikore. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Francë.
“Berberi i Sevilies” është një nga operat e tij më të njohura. As vetë ai nuk e priste suksesin që do të kishte, duke e bërë Rosinin kompozitorin më të mirë të operës komike italiane. Edhe më parë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB) ka publikuar materiale nga veprat e Xhakomo Rosinit, që janë luajtur në skenë nga artistët tanë.