MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 3

Bind Flamurtari, pretendentët gjejnë fitoret e para

17.09.2022 - 16:52

Skuadrat pretendente në Kategorinë e Parë kanë arritur të gjejnë fitoret e para. Flamurtari, pas një humbje dhe një barazim, triumfoi 0-3 në Cërrik ndaj Turbinës vendase. Një sukses që lë pas nisjen e keqe të vlonjatëve dhe kuqezinjtë shohin para.

Korabi kishte marrë dy barazime në dy sfidat e para, ndërsa mposhti 2-0 debutuesit e Luzit, në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Peshkopisë. Lala dhe Keko shënuan në fraksionin e parë, duke e bërë pjesën e dytë një formalitet, me dibranët që administruan avantazhin.

Tërbuni barazoi 2-1 në shtëpi ndaj Tomorit, që ashtu si Korabi, njgjitet në kuotën e 5 pikëve. Ndërsa Lushnja dhe Besëlidhja e mbyllën pjesën e parë 2-2, kur lushnjarët pësuar 2 gola në fundin e këtij fraksioni kur udhëhiqnin 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Banderola domethënëse në Tetovë

“Pa u vra tradhëtia, nuk bëhet Shqipëria”