MENU
klinika

“23 deri në 25...”

Blero imiton Leonardo DiCaprion

06.09.2022 - 12:52

Blero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar për martesën e tyre e sidomos së fundmi. Në profilet e tyre në Instagram, ata i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin-duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes.

Pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma, ose të paktën jo haptazi. Nuk kemi patur asnjë lloj konfirmimi nga dyshja, por Blero vazhdon të thumbojë Afronën në rrjetet sociale.

Këtë e tregojnë më së miri “thumbat” që ata i hedhin njëri-tjetrit. Thumbi i fundit ka ardhur nga Blero, i cili shkruan se ka nisur t’i pëlqejë rregulli i ri i Leonadro DiCaprios për të mos dalë me femra nën 25-vjeç.

“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, ka shkruar Blero.

Kujtojmë se pak kohë më parë Afrona ka publikuar në Instastory një postim kuka shkruar: “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë teksa rritesh. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, duke vazhduar me mbishkrimin: “Kështu e ka jeta”.

Shprehja e Afronës më pas nxiti një reagim nga ana e Bleros, i cili u kundërpërgjigj menjëherë. Përmes një postimi në Instastory, ai ka thumbuar Afronën dhe ka shkruar:“Mosmirënjohja është monedha e zakonshme me të cilën njerëzit paguajnë…”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN