MENU
klinika

2022

BOTA SOT

29.09.2022 - 16:14

         “Për mua, një fotograi e realizuar është ajo që mundet të shprehë jetën në këndvështrimin e të tjerëve ose publikut, duke arritur të përcjellë një gjendje” – Steve McCurry, fotograf.

“World Press Photo” sjell fotografitë më përfaqësuese 2022

1 – Historia e vitit: Saving forests with fire – Ruajtja e pyjeve me zjarr

Australianët indigjenë djegin tokën në mënyrë strategjike në një praktikë të njohur si djegia e ftohtë, në të cilën zjarret lëvizin ngadalë, djegin vetëm bimët e nëndheshme dhe ndalojnë grumbullimin e karburantit që ushqen flakët më të mëdha.

Populli Nawarddeken i Tokës së Arnhem-it Perëndimor ka praktikuar djegie të kontrolluara të ftohta për dhjetëra mijëra vjet dhe ata e shohin zjarrin si një mjet për të menaxhuar atdheun e tyre prej 1.39 milion hektarësh – kryetarja e jurisë globale Rena Effendi

Fotografia: Matthew Abbott, Australi, për National Geographic/Panos Pictures/World Press Photo 2022

2 – Çmimi i projektit afatgjatë: Dystopia Amazonian – Distopia Amazoniane

Pylli tropikal i Amazonës është nën një kërcënim të vazhduar pasi shpyllëzimi, minierat, zhvillimi infrastrukturor dhe shfrytëzimi i burimeve të tjera natyrore po fitojnë terren me anë të politikave regresive mjedisore, të Presidentit Jair Bolsonaro.

Nga viti 2019, shkatërrimi i Amazonës braziliane ka ecur me ritmin më të shpejtë në një dekadë. Një zonë me biodiversitet të jashtëzakonshëm, Amazona është gjithashtu shtëpia e më shumë se 350 grupeve të ndryshme indigjene. “Ky projekt portretizon diçka që nuk ka vetëm efekte negative në komunitetin lokal, por edhe atë global, pasi shkakton një zinxhir reagimesh. ” – Rena Efendi

Fotografia: Lalo de Almeida, Brazil, për Folha de São Paulo/Panos Pictures/World Press Photo 2022

3 – Çmimi i formatit të hapur: Blood is a Seed – Gjaku është farë

Përmes tregimeve personale, La Sangre Es Una Semilla vë në dyshim zhdukjen e farave, migrimin e detyruar, kolonizimin dhe humbjen e traditës.

Videoja përbëhet nga fotografi dixhitale dhe filmike, disa prej të cilave janë realizuar me film 35 mm të skaduar dhe më vonë, janë vizatuar nga babai i Romeros. Në një udhëtim në fshatin e stërgjyshërve të saj Une, Cundinamarca, Kolumbi, Romero eksploron kujtimet e harruara të tokës dhe të korrave dhe mëson për gjyshin dhe stërgjyshen, se që ishin ‘kujdestarë të farës’ – anëtarja e jurisë globale Clare vander Meersch

Fotografia: Isadora Romero/c/o World Press Photo 2022

4 – Fotoja e shtypit botëror të vitit

Veshjet e kuqe të varura në kryqe përgjatë një rruge përkujtojnë fëmijët që vdiqën në shkollën rezidenciale indiane Kamloops në Kanada – një institucion i krijuar për të asimiluar fëmijët indigjenë, pas zbulimit të deri në 215 varreve të pashënuara. “Është një lloj imazhi që futet në kujtesën tuaj, frymëzon një lloj reagimi shqisor. Thuajse mund të dëgjoja qetësinë në këtë fotografi, një moment i qetë i vetëdijes globale për historinë e kolonizimit, jo vetëm në Kanada, por në mbarë botën” – Rena Effendi

Fotografia: Amber Bracken, Kanada, për The New York Times/c/o World Press Photo 2022

5 – Fitues rajonal (Afrikë): Protesta në Sudan

Një protestues hedh prapa një bombol gazi me lotsjellës të hedhur nga forcat e sigurisë, gjatë një marshimi që kërkonte t’i jepej fund sundimit ushtarak, në Khartoum, Sudan, në dhjetor 2021. Demonstruesit marshuan nëpër Khartoum dhe qytetet fqinje të Omdurman-it dhe Bahri-t, duke kërkuar transferimin e pushtetit politik tek autoritetet civile. Protestat u shtypën brutalisht.

Fotografia: Faiz Abubakr Mohamed/c/o World Press Photo 2022

6 – Fitues rajonal (Azi): Fëmijët palestinezë në Gaza

Fëmijët palestinezë mbajnë qirinj gjatë një mitingu mes rrënojave të shtëpive të shkatërruara nga sulmet izraelite, në Beit Lahia, në maj 2021. Banorët e Gazës u kthyen në shtëpitë e dëmtuara dhe të shkatërruara, ndërsa armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, dukej se po vazhdonte. Armëpushimi erdhi vetëm pas 11 ditëve luftime, ku mbetën të vrarë më shumë se 250 palestinezë, pjesa  dërrmuese ishin gra dhe fëmijë, si dhe 13 izraelitë.

Fotografia: Fatima Shbair/Getty Images/c/o World Press Photo 2022

7 – Fitues rajonal (Evropë), projekte afatgjata: Kriza e Ukrahinës

Rruga Hrushevskoho në Kiev, më 22 janar 2014, dita e dytë e konfrontimeve të dhunshme midis forcave të rendit dhe protestuesve pro BE-së.

Njësitë speciale kundër trazirave përdorën armë kundër masave. Në fund të ditës, ata numëruan 5 viktima dhe qindra të plagosur. I fotografuar gjatë viteve 2013-2021, projekti shikon kontekstin afatgjatë që çoi deri në luftën e vitit 2022 në Ukrainë.

Në nëntor 2013, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Kievit në Ukrainë, për të protestuar kundër vendimit të presidentit prorus Viktor Janukoviç, për t’u tërhequr nga nënshkrimi i marrëveshjejes së asocimit me Bashkimin Evropian.

Demonstratat, të përqendruara në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytet, u përhapën në të gjithë vendin dhe u shtypën me dhunë. Presidenti Janukoviç u largua drejt Rusisë, në shkurt 2014, si pasojë e demonstratave dhe pushtetin e mori qeveria pro BE-së.

Fotografia: Guillaume Herbaut, Agence VU’/c/o World Press Photo 2022

8 – Fitues rajonal (Evropë): Evia Island Wildfire – Zjarri në ishullin e Evias

Kritsiopi Panayiota, 81 vjeç, reagon teksa një zjarr i afrohet shtëpisë së saj, në fshatin Gouves në ishullin Evia, Greqi, më 8 gusht 2021. Pas një periudhe të gjatë valesh të të nxehtit, moti më i nxehtë që Greqia kishte parë në 30 vjet, mijëra banorë u zhvendosën me varkat e shpëtimit, pas zjarreve që përfshinë ishullin e dytë më të madh të Greqisë.

Fotografia: Konstantinos TsakalidisTsakalidis për Bloomberg News/c/o World Press Photo 2022

9 – Fitues rajonal (Amerika e Jugut): San Isidro Settlement Eviction – Dëbimet në San Isidro

Agjentët e policisë arrestojnë një burrë, ndërsa gruaja dhe familja e tij rezistojnë, gjatë dëbimeve nga vendbanimi San Isidro në Puerto Caldas, Kolumbi, më 6 mars 2021, përpara ndërtimit të një hekurudhe të planifikuar për të lidhur kryeqytetin e distriktit Risaralda me Buenaventuran – porti kryesor detar i Kolumbisë në Paqësor.

Autoritetet thanë se megaprojekti do të sillte punë dhe investime në zonë dhe se toka, nuk u përkiste atyre që do të dëboheshin.

Fotografia: Vladimir Encina/c/o World Press Photo 2022

10 – Fituesi rajonal (Azi), tregime: Kinemaja e Kabulit

Asita Ferdous ulet brenda shtëpisë së saj në Kabul, Afganistan më 10 nëntor 2021. Ajo është drejtore e kinemasë Ariana, por nuk lejohet më të hyjë atje, sepse talebanët urdhëruan punonjëset femra të qeverisë të qëndrojnë larg vendeve të tyre të punës.

Fotografia: Bram Janssen/Associated Press/c/o World Press Photo 2022

11 – Fituesi rajonal (Amerika e Veriut dhe Qendrore): Njerëzit që ushqejnë Shtetet e Bashkuara

Jose ulet në dhomën e tij me motrën e tij, Sara, në Sioux Falls, Dakota e Jugut, SHBA, në shtator 2020. Jose punoi në një fabrikë, deri sa u sëmur me kovid, në prill 2020. Ai ishte në spital, me ventilator për 5 muaj dhe ende përdor një bombul oksigjeni.

Edhe Sara punonte në fabrikë, por u largua për t’u bërë pastruese shtëpie. Ajo kujdesej për vëllain e sëmurë. Në nivel kombëtar, emigrantët përbëjnë 37 për qind të fuqisë punëtore të industrisë së mishit. Gjatë pandemisë, impiantet e paketimit të mishit mbetën të hapura, pasi konsideroheshin si infrastrukturë kritike. Koronavirusi u përhap shpejt, në një industri ku punëtorët operonin në afërsi me njëri-tjetrin.

Fotografia: Ismail Ferdous/Agence VU/c/o World Press Photo 2022

12 – Fitues rajonal (Evropë), formati i hapur: Libri i Velesit

Dy producentë të lajmeve të rreme, pozojnë me maskat “Anonime”. Libri i Velesit u botua në prill 2021, si një projekt dokumentar mbi prodhimin e lajmeve të rreme në Veles, një qytet provincial i Maqedonisë së Veriut, që u vendos në vëmendjen botërore në vitin 2016, si një epiqendër për prodhimin e lajmeve të rreme.

Gjashtë muaj pas publikimit, autori, Jonas Bendiksen, zbuloi se ishte një produkt i rremë. Të gjithë personat e portretizuar janë modele 3D të gjeneruara nga kompjuteri. Sfondet e imazheve janë bërë duke fotografuar hapësira boshe në Veles dhe duke i kthyer ato në hapësira 3D. Projekti vë në dyshim, lehtësinë me të cilën mund të prodhohen, qarkullojnë dhe besohen lajmet e rreme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u pritën pushtuesit italianë

Foto-lajm

Himarë, 1921

Vallja e Pirros


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe