MENU
klinika

Rregullat

“Brexit”, Tuchel duhet të largohet nga Anglia

25.09.2022 - 17:12

Thomas Tuchel mund të detyrohet të largohet nga Anglia përpara Krishtlindjeve pas shkarkimit të tij nga Chelsea. Trajneri gjerman u shkarkua në fillim të shtatorit nga pronari i ri amerikan Todt Boehly.

Por dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian do të thotë se ai duhet të lërë vendin brenda 90 ditëve nga shkarkimi i tij, sepse hyri në vend pas Brexit, me regjimin e ri të vizave.

E thënë me pak fjalë, si një i papunë në Angli, tekniku gjerman është i detyruar të largohet. Nuk bëhet fjalë që atij i mohohet hyrja në Britaninë e Madhe, por tashmë nuk mund të qëndrojë në mënyrë të përhershme.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN