Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka rinovuar kontratën me Chelsean deri në vitin 2028. Broja do të mbushë 21 vjeç në fund të këtij muaji, ndërsa u shpreh i lumtur pas nënshkrimit të kontratës së tij gjashtëvjeçare.
“Më mungojnë fjalët vetëm duke menduar për këtë. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe klubi që dua. Unë kam qenë këtu që kur kam qenë fëmijë, kështu që është një ndjenjë e pa përshkuar për mua dhe familjen time”.
“Të mund të vesh fanellën blu me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet. Është e mahnitshme çdo minutë që luaj në fushë, sepse ky është një nga klubet më të mëdha në botë.
Gjithmonë ka konkurrencë dhe të gjithë duan të luajnë, kështu që unë jam i lumtur që kam mundësinë të jem pjesë e saj. Shpresoj që të luaj shumë ndeshje dhe të jem pjesë e suksesit të ekipit”, – ka deklaruar Broja për ueb faqen e klubit.
Sticking around for a while longer! 😁 pic.twitter.com/LCK8DvVjQm
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 2, 2022
Broja ka bërë tashmë tre paraqitje për skuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon. Ai shënoi 9 herë në 38 paraqitje për skuadrën e Southamphton sezonin e shkuar. Presidenti i klubit Todd Boehly, po ashtu është shfaqur i lumtur që Broja e ka vazhduar kontratën, duke e cilësuar si pjesë e planeve të klubit.
“Ne jemi të kënaqur që Armando është përkushtuar ndaj Chelseat. Ai është një sulmues i ri dhe emocionues dhe një pjesë e madhe e planeve tona për të ecur përpara”, – ka thënë ai.
A new deal for Armando Broja! ✍️🔵
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 2, 2022