MENU
klinika

Situata në Kombëtare

Çekiçi nuk ia del, Reja merr sulmuesin e Fiorentinës

19.09.2022 - 19:09

Kombëtarja shqiptare vazhdon përgatitjet në kompleksin “Tropikal” në lidhje me dy ndeshjet e Nations League kundër Izraelit dhe Islandës. Kuqezinjtë e Edy Rejës duhet t’i fitojnë të dy takimet për ta mbyllur në vend të parë në grupin 2 të Ligës B.

Sipas Supersport, Eljon Toçi, qendërsulmuesi i Shqipërisë U21, i cili është pjesë e klubit të Fiorentinës, është bashkuar me ekipin e parë. Reja ka vendosur të marrë te kombëtarja e madhe 19-vjeçarin dibran, i cili do të jetë një armë plus për duelet ndaj Izraelit (24 shtator) dhe Islandës (27 shtator).

Ndërkohë, Endri Çekiçi ka humbur këto dy sfida për shkak të dëmtimit të pësuar në fundjavë. Mesfushori nga Pogradeci ndodhej në formë fantastike, ai realizoi një eurogol dhe goditi traversën në humbjen 2-1 të Konyasporit ndaj Galatasarayt, por 25-vjeçari pësoi një dëmtim dhe u largua nga fusha në minutën e 30’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”